Transmetuar më 26-11-2026, 20:31

Burrel – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar ka sulmuar dhe goditur me grushte dhe me një bombol petrogazi një punonjës të policisë së burgjeve gjatë kryerjes së detyrës. Incidenti ka ndodhur gjatë turnit të tretë, duke shkaktuar plagosjen e efektivit Agron Bebja, i cili u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore dhe mori disa qepje në kokë si pasojë e goditjes.

Sipas të dhënave të mbledhura nga dinamika e ngjarjes, autori i sulmit është i dënuari Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim me 25 vjet burgim për vrasjen e një mjeku në vitin 2017. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i burgosuri ka kërkuar të dalë në tualet dhe, sapo polici ka hapur derën e qelisë, ai e ka goditur befasisht në kokë me petrogaz.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Dibrës lidhur me motivet e këtij veprimi të dhunshëm, i dënuari është përgjigjur shkurt: “Ma tha truri”. Pas incidentit, Dritan Ymeri është vendosur menjëherë në regjim izolimi, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit