Transmetuar më 26-11-2026, 19:33

Tiranë – Pamjet e protestueses 80-vjeçare Bujare Ishmi kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një prej simboleve më të komentuara të tubimeve të fundit në kryeqytet. Ish-inxhinierja e moshuar është filmuar teksa i afrohet me qetësi kordonit të forcave të rendit dhe ngjit në mburojat e efektivëve të policisë afishe me mbishkrimin drejtuar kryeministrit për dorëheqje.

Ky moment është pasqyruar gjerësisht edhe nga rrjeti i njohur televiziv amerikan  FOX NEWS., i cili i ka kushtuar vëmendje të posaçme pjesëmarrjes së saj në protestat e kryeqytetit dhe epitetit që ajo ka fituar mes tubuesve:

“Një 80-vjeçare i afrohet policisë dhe i ngjit një sticker anti-qeveritar në mburojë.

E njohur si ‘Nëna e Revolucionit’, ajo i është bashkuar protestave të studentëve në Tiranë, që kanë arritur gati 200 ditë rresht.

Në sticker shkruhej një mesazh direkt për kryeministrin Edi Rama”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit