

Mëngjesi i sotëm ishte i fundit për një grua në Korçë, pasi ajo u gjet e vdekur që pa gdhirë.
E ndjera, B.H., 67 vjeçe, banore e fshatit Qesarat në Korçë, sot rreth orës 06:00, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së saj.
Policia e Korçës e cila dërgoi një ekip hetimor në vendngjarje, konstatoi se shtetasja B. H., 67 vjeçe, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e shtëpisë, në rrethana dhe për shkaqe që ndoshta i mori me vete.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






