

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes, rreth orës 17:30, në fshatin Strum të bashkisë Roskovec në Fier, ku një automjet ka përplasur 2 këmbësorë. Sipas të dhënave nga vendngjarja, të dëmtuarit janë identifikuar si Hetem Ruko dhe Besa Ruko, përkatësisht 67 dhe 62 vjeç.
Si pasojë e goditjes së fortë, të 2 këmbësorët kanë pësuar dëmtime trupore dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, 39-vjeçarin Fatjon Begaj, në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






