Transmetuar më 26-11-2026, 18:35

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Automjeti, i drejtuar nga shtetasi F. B., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre është e rëndë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit