

MALIQ — Një grua 43-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 43-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në tualetin e shtëpisë, ku më pas është konstatuar e vdekur nga familjarët e saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në tualetin e shtëpisë.
Të afërmit kanë bërë me dije për grupin hetimor se viktima vuante nga tensioni i lartë, faktor i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe humbjen e jetës.
Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






