Transmetuar më 26-11-2026, 17:07

Kina i bëri thirrje Japonisë të përshpejtojë shkatërrimin e armëve kimike të braktisura në Kinë. Kërkesa u bë dje në Hagë, gjatë sesionit të 31-të të Konferencës së Shteteve Palë në Konventën për Armët Kimike (CSP-31), raporton noanews.

Sipas Pekinit zyrtar, vonesat e zgjatura në trajtimin e kësaj çështjeje, përbëjnë një pengesë të madhe praktike për arritjen e një "bote pa armë kimike".

Delegacioni kinez organizoi një aktivitet anësor me temë "Gjendja aktuale dhe sfidat lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të braktisura nga Japonia në territorin e Kinës", duke vënë në dukje vonesat në procesin e shkatërrimit dhe duke i kërkuar Japonisë të përmbushë detyrimet e saj sipas konventës.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 100 përfaqësues nga mbi 40 vende.

Sipas delegacionit, Japonia i ka tejkaluar katër herë afatet e përcaktuara për shkatërrimin e armëve kimike të braktisura. Plani më i fundit, i miratuar në vitin 2022, skadon në vitin 2027, çka e vë Japoninë përballë rrezikut që ta shkelë afatin për herë të pestë.

Shen Bo, nga Përfaqësia e Përhershme e Kinës pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), u shpreh se diskutimet në Konferencën e Shteteve Palë kanë pasqyruar një sërë pikëpamjesh të përbashkëta brenda komunitetit ndërkombëtar lidhur me armët kimike të braktisura nga Japonia.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit