

TIRANË — Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhjetë persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe vepra të tjera të rënda penale, përfshirë vrasjet me dashje.
Të pandehurit e procedimit penal nr. 243/1 të vitit 2026 janë Igli Kamberi, Ergys Kastrati (alias Bishja), Nevila Kamberi, Idajete Kurti, Bardhok Gjergji, Lefter Nelaj, Edi Brahaj, Dituri Buzi, Saimir Pirra dhe Sokol Fusha. Hetimet u zhvilluan nga një skuadër e përbashkët hetimore mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Antimafia (DDA) të Barit, me mbështetjen e Eurojust.
Sipas dosjes hetimore, në krye të mekanizmit qëndronte Igli Kamberi, i cili drejtonte aktivitetin e trafikimit të narkotikëve në Itali dhe vendoste për destinacionin e fitimeve kriminale. Krah tij vepronte Ergys Kastrati, i njohur si Bishja, i cili shërbente si furnizues, ndërlidhës dhe porositës për grumbullimin e parave në territorin italian.
Një rol kyç në menaxhimin financiar luante bashkëshortja e kreut të grupit, Nevila Kamberi, e cila administronte arkën e organizatës, duke përcaktuar shumat që do të transferoheshin, korrierët që do t’i sillnin dhe destinacionin e tyre në Shqipëri. Në këtë hallkë ishte përfshirë edhe nëna e saj, Dituri Buzi, e cila bashkëpunonte me të bijën dhe Saimir Pirrën për sjelljen e parave nga Italia duke pasur dijeni të plotë për origjinën e tyre të paligjshme, ndërsa e afërmja Idajete Kurti shërbente si person i besuar për marrjen dhe fshehjen e përkohshme të shumave në banesën e saj për t’i shpëtuar sekuestrimit.
Paratë e gjeneruara nga shitja e drogës në Italinë e Jugut dhe zona të tjera dërgoheshin në Shqipëri përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar dhe korrierëve, të cilët paguheshin me përqindje. Për të shmangur kontrollet kufitare, shumat fshiheshin në hapësira të përshtatura në automjete ose mes sendeve personale dhe veshjeve të përdorura.
Organizimi logjistik mbulohej nga Edi Brahaj, i cili jepte udhëzime të detajuara për itinerarin, paketimin, fshehjen dhe fotografimin e parave, si dhe nga Bardhok Gjergji, që përcillte porositë për tërheqjen e shumave. Transporti fizik kryhej nga korrierët Lefter Nelaj, Saimir Pirra dhe Sokol Fusha. Një prej episodeve kryesore të dokumentuara nga hetuesit është operacioni i 14 nëntorit 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit në Shkodër, ku u sekuestruan 680,595 euro të fshehura në një vend të posaçëm në automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AB216RE, që drejtohej nga Lefter Nelaj.
SPAK bën me dije se hetimet vijojnë ende paralelisht në Itali dhe Shqipëri për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal.
NJOFTIMI i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.243/1 të vitit 2026, në ngarkim të të pandehurve:
1. Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
3. Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
4. Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
5. Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6. Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
8. Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
9. Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
10. Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në Shqipëri dhe Itali nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore, mes Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorisë DDA të Barit,Itali, me mbështetjen e Eurojust. Gjatë hetimit të kryer në Itali dhe Shqipëri është dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra penale si trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje me dashje, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Gjithashtu gjatë këtij hetimi janë dokumentuar episode të transferimit të vlerave të ndryshme monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe në zona të tjera të Italisë, duke i dërguar më pas vlerat monetare të përfituara drejt Shqipërisë, me qëllim pastrimin dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre.
Paratë transportoheshin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht me shoferë të transportit ndërkombëtar ose me korrierë, përmes rrugëve informale, për të shmangur kontrollet nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës së transportuar.
Më 14.11.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar me hetimin e përbashkët, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjetin “Mercedes Benz” me targë AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj.
Hetimet e kryera për këtë grup kriminal kanë mundësuar identifikimin e të pandehurit Ergys Kastrati, si furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit dhe dhënësi i porosive për marrjen e parave në Itali. I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin në Itali dhe vendoste mbi destinacionin e përfitimeve. Ndërsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e parave, duke u shfaqur si një prej hallkave të mekanizmit. I pandehur Lefter Nelaj transportonte paratë duke ndjekur udhëzimet e koordinuesve dhe duke dërguar fotografi të shumave të marra dhe ecurinë e grumbullimit dhe transferimit të vlerave monetare.
E pandehura Nevila Kamberi, bashkëshortja e të pandehurit, Igli Kamberi, administronte “arkën” e grupit, duke vendosur për shumën, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri. E pandehura Dituri Buzi bashkëpunonte me të bijën, Nevila Kamberi dhe të pandehurin Saimir Pirra për transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqipërisë dhe ishte në dijeni të origjinës kriminale të aktivitetit, duke u bërë në mënyrë të vëtëdijshme pjesë aktive e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të vlerave monetare.
I pandehuri Saimir Pirra në koordinim me pjestarët e tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri, ka kryer transportimin fizik të shumave monetare gjatë dy episodeve të dokumentuara.I pandehuri Sokol Fusha ishte pjesë e zinxhirit të funksionimit të grupit kriminal duke transportuar vlera monetare të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri.
Ndërsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me të pandehurin Igli Kamberi shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave nga banesa e tij, për të shmangur sekuestrimin. Hetimet vazhdojnë në Itali dhe Shqipëri për identifikimin e plotë të pjesëtarëve të grupit kriminal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






