Transmetuar më 26-11-2026, 11:45

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit në drejtim të mazhorancës dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Berisha e cilësoi legjislaturën aktuale si më të inkriminuarën në historinë e vendit që prej vitit 1945, duke pretenduar se në sallën e Parlamentit ulen persona të përfshirë në trafik dhe krime të rënda. Ai deklaroi se Balla është i implikuar në porositjen e vrasjeve dhe se vendi i tij duhet të jetë në qeli dhe jo në Kuvend.

“Pas parlamentit të 45, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në historinë e Shqipërisë. Nëse në 45 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinere, trafikantë, porositës vrasës, njëri prej të cilëve është Taulant Bego Yaris”, u shpreh Berisha.

Kreu i demokratëve pretendoi se ekzistojnë dokumente shtetërore që, sipas tij, faktojnë përfshirjen e Ballës në porositjen e vrasjeve në shkurt të vitit 2017 dhe në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, duke akuzuar njëkohësisht funksionarë të drejtësisë për zhdukjen e provave dhe regjistrimeve telefonike.

“Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje të shkurtit 2017 tregojnë se një gjykatëse faqezeze, dhe një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet ku faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe ai ishte i implikuar në masakrën e Elbasanit, më pas vazhdon porosit vrasje. Ai e ka vendin në qeli, jo në parlament. Me telefonin e tij janë porositur vrasje, telefoni i tij është i regjistruar”, deklaroi Sali Berisha.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit