

Reshjet e dëborës gjatë natës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë-Theth, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të mirëmbajtjes për ta mbajtur rrugën të kalueshme.
Mjetet borëpastruese dhe punonjësit e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë orëve të natës për largimin e dëborës dhe kriposjen e asfaltit, me qëllim garantimin e sigurisë së qarkullimit dhe shmangien e vështirësive për drejtuesit e automjeteve.
Situata në këtë segment vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet mbeten në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme në rast të rikthimit të reshjeve të dëborës. Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit, në zonën e Bogës dhe Thethit raportohen reshje shiu.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






