

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Karbunarë të Vogël (Lushnjë).
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë natës dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, ambienti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, duke u shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të vlerës së dëmeve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






