Transmetuar më 26-11-2026, 10:52

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin e tij.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Forcat e Posaçme "Shqiponja" në kryeqytet, efektivët ndaluan automjetin me të cilin lëvizte i riu i identifikuar si Kledon Hida. Nga kontrolli i mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri të tipit pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Pas konstatimit të shkeljes, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3.

Ndërkohë, arma e zjarrit është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore (laboratorin kriminalistik) për të kryer ekzaminimet balistike, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit