Transmetuar më 26-11-2026, 10:50

VLORË – Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka paralizuar lundrimin detar në Gjirin e Vlorës, duke detyruar autoritetet portuale të vendosin kufizime të rrepta për sigurinë në det.

Për shkak të erërave të forta nga drejtimi jug-juglindje, të cilat arrijnë forcën 6 deri në 7 ballë dhe gjenerojnë dallgë me lartësi deri në 2.5 metra, është ndaluar dhënia e lejeve të nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur.

Sipas njoftimit zyrtar, ky bllokim ka nisur prej orës 15:00 të datës 25 nëntor dhe do të mbetet në fuqi deri në orën 20:00 të ditës së sotme, 26 nëntor.

Si pasojë e detit të trazuar, është anuluar gjithashtu edhe lundrimi i trageteve të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën ndërkombëtare Vlorë–Brindisi–Vlorë, deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit