

Tiranë – Tregu i brendshëm valutor paraqitet i qëndrueshëm në hapjen e tij ditore, me monedhat kryesore që ruajnë kuotat e fundit të këmbimit përballë lekut. Sipas të dhënave zyrtare të tregut, 1 dollar amerikan blihet sot me 81.1 lekë dhe shitet me 82.1 lekë.
Monedha evropiane euro këmbehet me 89.3 lekë në blerje dhe 90.1 lekë në shitje, ndërsa paundi britanik blihet me 106.3 lekë dhe shitet me 107.3 lekë. Nga ana tjetër, franga zvicerane kuotohet me 97.6 lekë në blerje dhe 98.6 lekë në shitje, ndërkohë që dollari kanadez këmbehet me 57 lekë për blerje dhe 58.1 lekë për shitje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






