

Stamboll – Vedat Muriqi vijon të lërë gjurmë të pashlyeshme në Champions League, duke konfirmuar momentin e shkëlqyer që po kalon në arenën evropiane. Sulmuesi i Kosovës ishte sërish protagonisti absolut i Fenerbahçes, duke realizuar golin e vetëm që i dha skuadrës turke fitoren 1-0 në përballjen ndaj Shakhtar Donetsk.
Pas golit vendimtar në triumfin spektakolar 3-2 ndaj Liverpoolit, Muriqi dëshmoi edhe një herë nuhatjen e tij prej golashënuesi të sprovuar në minutën e 56-të të takimit. Sulmuesi shtatlartë përfitoi menjëherë nga topi i kthyer pas një goditjeje të Mason Greenwood, duke reaguar më shpejt se mbrojtësit kundërshtarë dhe duke e dërguar sferën në rrjetë me të majtën.
Më herët gjatë pjesës së parë, në minutën e 17-të, Muriqi kishte arritur ta gjente rrugën e rrjetës, por goli i tij u anulua pas verifikimit me sistemin VAR për një faull të shkaktuar në nisje të aksionit. Megjithatë, në fraksionin e dytë sulmuesi kosovar nuk gaboi, duke vulosur një fitore me vlerë të madhe prej 3 pikësh për Fenerbahçen dhe duke u konfirmuar si një prej pikave më të forta të ekipit turk në këtë edicion evropian.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






