

Berat – Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Samaticë të bashkisë Dimal, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga. Sipas të dhënave nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Zenun Zeka, banues po në fshatin Samaticë, ka humbur kontrollin mbi timonin dhe për pasojë automjeti ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i viktimës është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit dhe daljen e mjetit nga karrexhata kanë qenë shpejtësia e lëvizjes e kombinuar me mungesën e ndriçimit përgjatë segmentit rrugor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






