Transmetuar më 25-11-2026, 19:51

Lezhë – Vdekje e dhimbshme dhe e papritur e një vajze në Lezhë dhe hetimet e para policore hedhin dyshimin se e ndjera i ka dhënë fund jetës me dëshirën e saj.

Policia e Shtetit tha sot se rreth orës 12:50, shtetasja M. G., 28 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë).

Kur është konstatuar në gjendje kritike, 28 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore. Por edhe pse u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën.

Policia tha se 28 vjeçare vdiq në spital për shkak të helmit të fortë që përdoret për asgjësimin e minjve. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit