

PEJË — Gjykata Themelore në Pejë ka miratuar kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim për katër të dyshuarit e arrestuar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, mes të cilëve ish-vjehrra dhe ish-kunati i viktimës, si dhe dy persona të tjerë të akuzuar se ndihmuan në arratisjen e autorit të dyshuar, Albert Sylaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, vendosi lënien në qeli të të pandehurve N.S. dhe D.S. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, ndërsa për të pandehurit M.P. dhe G.B. masa u caktua për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
“Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026”, njoftoi Gjykata Themelore në Pejë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






