Transmetuar më 25-11-2026, 15:46

TIRANË — Erion Vishkulli ka përfunduar dëshminë e tij në ambientet e Prokurorisë, ku u mor në pyetje nga hetuesit lidhur me plagosjen e rëndë në sy që pësoi gjatë protestave të dhunshme të muajit tetor.

Menjëherë pas daljes nga organi i akuzës, në një prononcim të shkurtër për mediat, ai bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të fajtorëve, duke dërguar një mesazh qytetar dhe duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në tubimet e ardhshme.

“Unë kërkoj drejtësi. Mesazhi është se Shqipëria është e jona. Do të shikoj si do të jem me gjendjen shëndetësore, nëse do të marr pjesë në protestë apo jo. Unë po vijoj ende me kontrollet mjekësore edhe këtu në Shqipëri”, u shpreh Vishkulli përpara gazetarëve.

Ai sqaroi se rikthimi i tij në shesh do të kushtëzohet tërësisht nga ecuria e shërimit, teksa procesi i rehabilitimit dhe vizitat e specializuara mjekësore për dëmtimin e pësuar vijojnë ende.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit