Transmetuar më 25-11-2026, 14:16

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur ndryshimin në krye të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në kryeqytet, ku detyrën e drejtoreshës e merr Arjola Byzyka, duke pasuar në këtë post Zhaneta Beqirin.

Krahas rokadës drejtuese në institucion, kreu i bashkisë dha një njoftim të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë për familjet e kryeqytetit, duke deklaruar se duke nisur nga viti 2027 shërbimi në çerdhet dhe kopshtet publike do të ofrohet falas, me synimin për të mbështetur prindërit dhe për të lehtësuar barrën e tyre financiare.

Në reagimin e tij publik lidhur me këtë vendim dhe emërimin e ri, Veliaj u shpreh:

“Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet. Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!

Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë”.

Aktualisht pagesa e çerdheve dhe kopshteve është modeste dhe krejtësisht e përballueshme, rreth 130 deri 150 lekë dita. Ndryshe nga privatët që kanë çmime të kripura, çdo ditë mungese nuk paguhet ndërkohë që në privat pagesa është mujore dhe e pakthyeshme, pavarësisht faktit se të vegjlit mungojnë shpesh dhe gjatë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit