

Lezhë – Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e 3 automjeteve është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të zonës së Ishull-Lezhës. Si pasojë e përplasjes mes mjeteve kanë mbetur të lënduar 3 persona, mes të cilëve edhe 1 i mitur, duke shkaktuar shqetësim dhe ngadalësim të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Menjëherë pas ngjarjes, të 3 të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






