Transmetuar më 25-11-2026, 11:56

Tiranë – Deputetja Elisa Spiropali doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat për të komentuar vendimin e përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar para gazetarëve se është gruaja e parë në 35 vite që largohet në këtë mënyrë nga radhët e kësaj force politike.

“Unë jam e para grua në 35 vjeç që përjashtohet. Po e marr si dekoratë, meqë jam edhe kryetarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Në këto dy skaje s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për t’u habitur ku ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin.

Unë mendoj se do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera të tilla, sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate të zhvillimit të saj. Unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove për udhëkryqin ku ndodhet Shqipëria në raport me kohën dhe në raport me nevojën për t’u ngritur përtej këtij sistemi aktual.

Kam folur për nevojën e reformimit të sistemit elektoral, është e qartë që ka prodhuar moçal politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim, ne kemi lëvizur në një drejtim tjetër në momentin që kam mbajtur qëndrime publike në funksion të Shqipërisë dhe jo vetëm të atyre që kanë pushtetin”, tha ajo.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit