

Kukës, 25 nëntor 2026 – Qyteti i Kukësit është përfshirë nga një mjegull e dendur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. E njëjta situatë problematike paraqitet edhe përgjatë aksit të Rrugës së Kombit, ku prania e mjegullës ka ulur dukshëm fushëpamjen dhe po ngadalëson qarkullimin e mjeteve.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dukshmërisë së kufizuar, autoritetet u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë nga mjetet e tjera dhe të përdorin ndriçimin dhe sinjalistikën e posaçme për mjegull, duke shmangur çdo manovër të rrezikshme në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






