

Nga një ditë e vetme uljesh, Black Friday po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një sezon të mirëfilltë tregtar në Shqipëri, ku bizneset i shtrijnë fushatat promocionale përgjatë gjithë muajit nëntor për të përfituar nga përqendrimi i konsumit përpara festave të fundvitit.
Ndonëse dita zyrtare e uljeve shënohet këtë të premte, më 27 nëntor, shumica e operatorëve tregtarë i kanë nisur ofertat prej javësh me zbritje që në kategori të caktuara arrijnë deri në tetëdhjetë për qind, duke parashikuar rritje të shitjeve krahasuar me një vit më parë në sektorë si elektroshtëpiaket e mëdha, televizorët, dyshekët, veshjet dhe produktet e kujdesit personal.
Në tregun e elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake, pritshmëritë janë të larta dhe mbështeten te zgjerimi i gamës së artikujve që në fillim të vitit në bashkëpunim me furnitorët ndërkombëtarë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






