Transmetuar më 24-11-2026, 22:02

24 nëntor 2026 – Sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi vijon të shkëlqejë në kampionatin italian të Serie B, duke u shndërruar në protagonistin absolut të sfidës së sotme me tre gola të shënuar.

Kjo performacë i siguroi edhe topin e tripletës në përfundim të takimit.

Në sajë të kontributit vendimtar të tij, skuadra e Cesenës arriti një fitore të thellë me rezultatin pesë me një përballë Ascolit, duke konfirmuar momentin e shkëlqyer sportiv që po kalon futbollisti kuqezi.

Me këtë seri golash dhe formën e jashtëzakonshme të treguar në javët e fundit në futbollin italian, Shpendi rrit ndjeshëm presionin.

Po ashtu ai vështirëson zgjedhjet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, i cili gjendet përballë një konkurrence të fortë mes disa sulmuesve shqiptarë që po kalojnë një sezon mjaft pozitiv.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit