Transmetuar më 24-11-2026, 19:18

Ankara, 24 nëntor 2026 – Një alarm sigurie është shpallur pasditen e kësaj të marte në provincën e Eskişehir-it në Turqi, pasi një helikopter ushtarak i tipit AS 532 i Forcave Ajrore u rrëzua gjatë realizimit të një fluturimi stërvitor.

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi përmes një komunikate zyrtare se helikopteri i tipit AS-532, i cili ishte ngritur nga Eskişehir-i për qëllime stërvitjeje, pësoi një aksident ajror, ndërsa rrënojat dhe mbetjet e mjetit fluturues janë gjetur tashmë në terren. Ekipe të shumta të kërkim-shpëtimit dhe strukturat e emergjencave ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po vijojnë intensivisht operacionet në terren.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit