Transmetuar më 24-11-2026, 18:53

Tiranë, 24 nëntor 2026 – Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar me nota ironike pas vendimit të socialistëve për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Koçeku i është drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit, duke aluduar për zhvillimet e mëtejshme politike dhe procedurale që mund të pasojnë këtë vendim, përfshirë edhe skenarin e heqjes së imunitetit parlamentar.

Në mesazhin e saj publik, Koçeku i shprehet Spiropalit të mos mërzitet, pasi sipas saj tani do t’i kërkojnë dorëzimin e mandatit dhe, nëse ajo nuk e dorëzon atë, do t’i heqin imunitetin, duke shtuar me ironi se dhi e egër nuk kanë si t’i thonë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit