Transmetuar më 24-11-2026, 15:48

TIRANË — Organi i akuzës ka kërkuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm lënien në fuqi të dënimit kapital me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin.

Gjatë parashtrimit të pretencës përfundimtare, Prokuroria e Lezhës argumentoi se vendimi i dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë duhet të mbetet i pandryshuar, duke e cilësuar Saraivën si personin që hyri në ambientet e hotelit të viktimës në Shëngjin dhe e qëlloi atë për vdekje me armë zjarri.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të shtetasit portugez kanë kundërshtuar dënimin e shkallës së parë, duke kërkuar rrëzimin ose ndryshimin e tij përmes një rivlerësimi të plotë të provave të administruara në dosje.

Pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor dhe dëgjimit të palëve, trupa gjykuese e Apelit njoftoi se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të shpallet më datë 2 dhjetor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit