

TIRANË — Deputetja Elisa Spiropali ka bërë reagimin e saj të parë publik përmes rrjetit social “Facebook”, menjëherë pas vendimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ta larguar atë nga radhët e veta.
Pa dhënë detaje mbi arsyet apo qëndrimet e saj të mëtejshme, Spiropali ka bërë të ditur se do të japë shpjegime të plota ditën e nesërme përpara mediave. “Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan ajo në mesazhin e shkurtër.
Vendimi për përjashtimin e saj u miratua gjatë mbledhjes së sotme të grupit socialist me propozim të kryetarit Taulant Balla, ndërsa në votim ranë në sy abstenimet e dy deputetëve, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë lëvizje politike, Balla deklaroi se procedura e ndjekur dhe vendimi i marrë janë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






