

PEJË — Zgjerimi i hetimeve për vrasjen e rëndë të 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës ka çuar në arrestimin e katër personave të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje kriminale.
Mes të prangosurve janë ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunati Driton Sylaj, mbi të cilët rëndon dyshimi se kanë shtyrë drejt kryerjes së vrasjes.
Operacioni për ndalimin e tyre u shoqërua me kontrolle dhe bastisje në terren, ku autoritetet sekuestruan edhe prova materiale që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të mekanizmit të krimit.
Arlinda Zekaj u ekzekutua më 25 tetor në fshatin Vitomiricë, ngjarje për të cilën i dyshuari kryesor si autor i drejtpërdrejtë është ish-kunati tjetër i saj, Albert Sylaj, një rast që shkaktoi reagime të forta publike për shkak të rrethanave të rënda që i paraprinë tragjedisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






