

TIRANË — Këshilli i Legjislacionit ka dhënë dritën jeshile për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që do të verifikojë procesin zgjedhor të 11 majit të vitit 2025.
Kjo nismë vjen pas kërkesës së depozituar nga Partia Demokratike, e cila u mbështet në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese që legjitimonte ngritjen e këtij strukture kontrolli.
Pas këtij hapi procedural, vendimi do t’i përcillet Konferencës së Kryetarëve, e cila do të vendosë për miratimin përfundimtar dhe kalimin e tij në seancë plenare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






