Transmetuar më 24-11-2026, 12:06

FIER — Autorët që ekzekutuan dje në Fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin janë filmuar në momentin kur kalojnë para derës së banesës së tij me një makinë tip “Volvo” në ngjyrë të bardhë, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes te rrethi i Ndërmenasit.

Në atentat kanë marrë pjesë dy automjete. Njëri prej tyre, një automjet tip “Volvo”, është gjetur më pas i djegur në mbikalimin e Dërmenasit, ndërsa dyshohet se autorët janë shoqëruar edhe nga një automjet i dytë, i cili mund të ketë shërbyer për mbështetjen dhe largimin e tyre nga vendngjarja.

Siç u raportua, autorët e atentatit kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësve, ndërsa njëri të shoferit.

Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Selami kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën, ku janë gjetur të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm. Jakup Selmani ka marrë tre plumba, ndërsa “Sel Çami” ka marrë të paktën pesë plumba.

Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 Maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 Maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale.

Në lagjen “1 Maji” ka kamera sigurie dhe autorët kanë kryer çdo veprim pa lënë gjurmë dhe pa bërë zhurmë, duke përdorur edhe pistoleta me silenciator, të cilat u gjetën në automjetin e djegur “Volvo” të përdorur në krim.

Gjithashtu po hetohet edhe pista se autorët kanë mbajtur në survejim dhe monitorim Sul Çamin me dron.

Dyshimet janë të forta se viktimat mund të jenë vëzhguar me dron nga autorët dhe kanë pritur momentin që ka dalë nga banesa në oborr, pasi Sul Çami ruhej dhe qëndronte vetëm në bazën e tij në lagjen “1 Maji”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit