Transmetuar më 24-11-2026, 10:56

TIRANË — Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pasi deputetët socialistë kanë konfirmuar vendimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreut të PS-së, Edi Rama, për largimin e ish-kryetares së Kuvendit nga grupi parlamentar.

Vendimi vjen disa ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Rama kërkoi largimin e saj nga forumet drejtuese dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes.

Sakaq, mësohet se dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi nuk e kanë mirëpritur këtë vendim, duke abstenuar në votimin për përjashtimin e Spiropalit nga grupi, e cila tashmë do t’i bashkohet deputetes Marjana Koçeku në stolat e deputetëve të pavarur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit