

TIRANË – Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, duke mbyllur kështu shqyrtimin gjyqësor ndaj tij. Lajmi është konfirmuar për mediat nga gazetarja Klodiana Lala.
Breçani përballej me akuzat për “pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, akuza të cilat ai i kishte mohuar dhe kundërshtuar vazhdimisht gjatë procesit gjyqësor.
Dosja ndaj tij kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pasi më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte shpallur moskompetencën lëndore për gjykimin e saj.
Me shpalljen e këtij vendimi, trupa gjykuese i jep fund procesit në shkallë të parë, duke e liruar ish-zyrtarin e lartë të policisë nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






