Transmetuar më 24-11-2026, 09:49

FERIZAJ – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Ferizajt, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pasi është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor 2026, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së menjëhershme të mjekëve në Qendrën Emergjente, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet përkatëse policore për të nisur hetimet e para. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit