Transmetuar më 24-11-2026, 08:33

PARIS – Përballja e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Romës, e caktuar për të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin Parc des Princes, ka vënë në gatishmëri autoritetet franceze të sigurisë për shkak të rrezikut të përplasjeve mes tifozërive. Sipas raportimit të L’Équipe, ndeshja është klasifikuar me nivelin 3 nga 5 për rrezikshmëri.

Shqetësimi kryesor i autoriteteve lidhet me praninë e mundshme në tribuna të tifozëve të Napolit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grupimin ultras të PSG-së, Collectif Ultras Paris (CUP). Rivaliteti i tensionuar mes mbështetësve napolitanë dhe atyre të Romës ka rritur frikën për incidente para, gjatë ose pas ndeshjes.

Për të ulur rrezikun e përplasjeve, autoritetet kanë vendosur kufizime për tifozët udhëtues të skuadrës italiane. Në stadium do të lejohen maksimumi 1.500 mbështetës të Romës, ndonëse sektori mikpritës në Parc des Princes ka një kapacitet prej pak më shumë se 2.000 vendesh.

Masat e sigurisë do të jenë të konsiderueshme edhe jashtë stadiumit. Sipas raportimit, është kërkuar angazhimi i pesë njësive të policisë kundër trazirave ose xhandarmërisë mobile, me nga 60 deri në 80 efektivë secila, përveç forcave të policisë së Parisit që do të jenë në shërbim.

Kështu, përpara sfidës europiane, vëmendja në Paris nuk është vetëm te ajo që do të ndodhë në fushën e lojës, por edhe te masat parandaluese për të shmangur përplasjet mes tifozerive.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit