

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti i drejtuar O.M. 21 vjeç ka përplasur një këmbësor rreth moshës gjashtëdhjetëvjeçare, i cili si pasojë e goditjes së fortë dhe plagëve të rënda ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pak pas aksidentit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariatin e Elbasanit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon intensivisht në terren për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së përplasjes, si dhe për përcaktimin e identitetit të viktimës së moshuar, i cili ende nuk është identifikuar.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






