

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur se nuk ia beson kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.
Sipas Ndrecës, dyshimet e Veliajt janë të kuptueshme, pasi operacioni në Spitalin Memorial në Fier organizohet nga i njëjti institucion që, sipas tij, ka përgjegjësi për internimin politik të kryebashkiakut.
Ndreca tha se ndërhyrja kirurgjikale ishte planifikuar pa dijeninë dhe miratimin e tyre, duke theksuar se asnjë vizitë apo operacion nuk mund të organizohet pa konfirmimin e pacientit.
Ai ngriti shqetësime për mënyrën se si Drejtoria e Burgjeve ka trajtuar këtë çështje, duke kujtuar se një person i paraburgosur ka të drejtën të zgjedhë mjekun e tij, me shpenzimet personale.
Ndreca theksoi se është e kuptueshme që Veliaj të ketë rezerva për një ndërhyrje kirurgjikale nën narkozë, kur organizimi i saj bëhet nga i njëjti institucion që, sipas pretendimeve të tij, ka qenë i përfshirë në transferimin e tij.
‘Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama’, tha Ndreca.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






