

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami”, ndërsa u plagos nipi i tij, Jakup Hasani. Nga këqyrja paraprake e pamjeve të kamerave të sigurisë pranë banesës së viktimës, dyshohet se janë konstatuar dy persona të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me kapuça.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat kanë qenë pranë banesës së Selami Hasanit dhe dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, identiteti dhe përfshirja e tyre në atentat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, identifikimin e autorëve dhe zbulimin e motiveve që çuan në ekzekutimin e 60-vjeçarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






