

Prishtinë, 23 nëntor 2026 – Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës. Pas ngjarjes, i lënduari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i nënshtrohet trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile. Syla ka shpjeguar se pacienti është sjellë nga Spitali i Gjakovës në gjendje stabile, se i janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe se ai pritet të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






