Transmetuar më 23-11-2026, 18:56

Tiranë, 23 nëntor 2026 – Protesta e zhvilluar këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë është shoqëruar me momente tensioni, pasi efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj qytetarëve dhe të rinjve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Forcat e rendit kanë ushtruar forcë fizike ndaj pjesëmarrësve, duke i shtyrë ata drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit, ndërsa protestuesit janë rrethuar nga të dyja anët nga efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar të qëndrojnë në bulevard dhe të vijojnë tubimin në vendin ku ishin mbledhur.

Sipas organizatorëve dhe qytetarëve të pranishëm, tubimi po zhvillohej në mënyrë paqësore, ndaj ata kanë kundërshtuar ashpër ndërhyrjen e policisë dhe mënyrën se si po menaxhohet protesta. Pjesëmarrësit pretendojnë se kufizimet dhe veprimet e forcave të rendit po zbatohen duke iu referuar një akti normativ të miratuar nga kryeministri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit