

Fier, 23 nëntor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin kombëtar Fier-Levan, në zonën e njohur si Qafa e Koshovicës, ku drejtuesi i një motomjeti ka mbetur i plagosur pasi ka dalë nga rruga. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin gjatë lëvizjes, duke përfunduar jashtë karrexhatës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, e cila i ka ofruar ndihmën e parë të lënduarit dhe e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e dinamikës së saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






