Transmetuar më 23-11-2026, 13:55

MEKSIKË — Një ekspeditë shkencore në Gjirin e Meksikës ka zbuluar një pamje të pazakontë në fund të oqeanit, ku dhjetëra pajisje elektroshtëpiake u gjetën të shpërndara në një hapësirë të madhe, rreth 1.500 metra nën sipërfaqen e ujit.

Fillimisht, ekipi po kërkonte një anije të mbytur, pasi radarët nënujorë kishin identifikuar një strukturë misterioze, por kur roboti eksplorues iu afrua objektit, shkencëtarët zbuluan frigoriferë, ngrirës dhe lavatriçe të ndryshkura, të shpërndara rreth një kontejneri të madh transporti.

Studiuesit dyshojnë se kontejneri kishte rënë nga një anije mallrash gjatë një stuhie, ndërsa pajisjet, disa prej të cilave mbanin ende etiketa dhe udhëzime përdorimi, mund të kenë qenë të destinuara për riciklim.

Pavarësisht mjedisit të pazakontë, shkencëtarët vunë re se disa organizma detarë, përfshirë koralet, ishin vendosur mbi strukturat metalike, ndërsa një peshk kishte gjetur strehë brenda kontejnerit.

Zbulimi, të cilin ekipi e pagëzoi “Deep Clean”, është një dëshmi e ndikimit njerëzor edhe në thellësitë më të largëta të oqeanit, ku sipas studiuesve kontejnerët e humbur në det mund të kërkojnë qindra vite për t’u shpërbërë plotësisht.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit