

TIRANË — Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me inaugurimin e shërbimit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Qafë Thanës nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se bëhet fjalë për të njëjtin shërbim që ishte përuruar edhe në vitin 2023.
Programi kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” në Qafë Thanë u përurua më 31 korrik 2023, në një ceremoni ku morën pjesë Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Bardhi ka vënë në dukje pikërisht këtë fakt, duke akuzuar kryeministrin se po prezanton si një arritje të re një shërbim që ishte inauguruar më parë.
Ndërkohë, më 22 nëntor 2026 në Qafë Thanë u inaugurua sistemi i integruar kufitar “One Stop Shop”, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






