

MAL I ZI — Në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, një gjest i një modeleje ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale. 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion, gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Gjesti i saj bëri bujë në rrjet, duke u komentuar në lidhje me simbolin e identitetit kombëtar shqiptar, ndërkohë që vetë modelja Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin e shqiponjës.
Veprimi i modeles u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe u shoqërua me reagime të ndryshme për përdorimin e këtij simboli nga një përfaqësuese e Malit të Zi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






