

FIER — Policia e Fierit ka dalë me një njoftim sqarues lidhur me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Selami Hasani (Sel Çami), 60 vjeç.
Sipas sqarimit zyrtar të policisë, shtetasi J. Hasani, 47 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë atentatit, nuk është vëllai i viktimës, por nipi i tij.
Ndërkohë, bëhet me dije se të gjitha shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e autorëve, ndërsa vijojnë kontrollet intensive në zonë, si dhe në disa banesa dhe ambiente të ndryshme.
Njëkohësisht, janë koordinuar veprimet edhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Vlorë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore për të parandaluar largimin e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e autorësisë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Fier/Sqarim
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, sqarojmë se shtetasi J. H., 47 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri, nuk është vëllai i shtetasit S. H., 60 vjeç, që mbeti i vrarë, por është nipi i tij.
Ndërkohë, të gjitha shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e autorëve, ku vijojnë kontrollet në zonë, në disa banesa dhe ambiente të ndryshme.
Njëkohësisht, janë koordinuar veprimet edhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Vlorë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e autorësisë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






