

Zëvendëskryeministri i Kinës, Ding Xuexiang, u takua të dielën në Singapor me kryeministrin e këtij vendi, Lawrence Wong.
Ding Xuexiang i shprehu urime kryeministrit Wong për vizitën e tij të suksesshme në Kinë dhe pjesëmarrjen në Takimin Jozyrtar të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).
Ai tha se, sajë vëmendjes dhe drejtimit të përbashkët të liderëve të të dy vendeve, mekanizmat e bashkëpunimit dypalësh Kinë-Singapor janë pasuruar vazhdimisht dhe kanë sjellë rezultate të reja, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e partneritetit të gjithanshëm, cilësor dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Kina është e gatshme të harmonizojë më mirë Planin e saj të 15-të Pesëvjeçar me përparësitë e zhvillimit kombëtar të Singaporit, të shfrytëzojë plotësisht mekanizmat e bashkëpunimit dhe të thellojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella në fusha të tilla si inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i gjelbër.
Të dy vendet duhet gjithashtu të ruajnë ritmin e mirë të shkëmbimeve në arsim, shkencë e teknologji dhe kulturë, duke forcuar më tej bazën e mbështetjes publike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Nga ana e tij, Lawrence Wong tha se gjatë vizitës në Kinë kishte zhvilluar bisedime të thelluara me presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang mbi marrëdhëniet Kinë-Singapor, si edhe për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.
Gjatë këtyre takimeve, palët kishin arritur konsensus të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Ai shprehu besimin se kjo mbledhje e mekanizmave të bashkëpunimit do të konsolidojë dhe zgjerojë më tej bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve.
Wong tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale ka rëndësi për të ardhmen e të dy vendeve dhe të gjithë botës. Singapori pret të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si inteligjenca artificiale dhe ekonomia digjitale.
Të dyja palët duhet të intensifikojnë më tej shkëmbimet mes popujve, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë.
Wong tha gjithashtu që vitin e ardhshëm Singapori do të marrë presidencën e radhës të ASEAN-it dhe është i gatshëm ta shfrytëzojë këtë mundësi për të nxitur aktivisht bashkëpunimin mes ASEAN-it dhe Kinës në të gjitha fushat.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






