

FIER — Pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, policia ka konstatuar dy automjete të djegura në zona të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur nga autorët e krimit për t’u larguar nga vendngjarja.
Automjeti i parë është gjetur duke u djegur në fshatin Ndërmenas, ndërsa pak çaste më vonë, një tjetër makinë, tip “Volvo”, është gjetur e djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse automjetet kanë lidhje me ekzekutimin e Selami Hasanit dhe për të identifikuar personat që i kanë përdorur.
Dy makinat e djegura dyshohet se janë pjesë e lëvizjeve të autorëve para ose pas krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






