Transmetuar më 23-11-2026, 10:48

QAFË THORE — Në aksin rrugor në Qafë Thore po punohet për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit, pasi segmentet rrugore u vështirësuan nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë vendin prej ditësh.

Në zonë raportohet prani e një sasie të vogël dëbore në rrugë, ndërsa mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e saj, me qëllim garantimin e lëvizjes sa më të sigurt për drejtuesit e automjeteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit