

POGRADEC — Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shoqëruar gjatë natës edhe zonën e Pogradecit, duke shkaktuar probleme në rrjetin elektrik në disa fshatra të Mokrës.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime të përcjellësve në Njësinë Administrative Velçan, ku fshatrat Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë dhe Shpellë janë pa energji elektrike.
Dëmtime në rrjet janë regjistruar edhe në Njësinë Administrative Trebinjë, ku të paktën katër fshatra rezultojnë pa energji elektrike. Nga ana e OSHEE-së bëhet me dije se në terren ndodhen disa grupe pune, të cilat po ndërhyjnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.
Kjo zonë u përball me problematika të ngjashme edhe disa ditë më parë, kur si pasojë e erës së fortë banorët mbetën për më shumë se 48 orë pa furnizim me energji elektrike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






